“Jam mësuar keq, dua të shënoj më shumë“, Ndreca tregohet i sinqertë: Të dalim të 4-tit dhe të bëjmë tifo për Laçin

Edison Ndreca ka qenë i ftuar në një lidhje në “Skype“ me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Mbrojtësi i krahut të Kukësit ka treguar emocionet e përjetuara në golin e fundit të shënuar ndaj Dinamos, si dhe tregon se çfarë pozicioni do e kënaqte në fund të këtij sezoni.

“Ishte një gol që po e kërkonim shumë, sepse ne na ka munguar goli në këto ndeshjet e fundit. Ishte një gol fitoreje dhe kishte emocion. Të japim maksimumin 2 ndeshjet e radhës dhe ta përfundojmë të paktën në vendin e 4-t. Pastaj të bëjmë tifoz për Laçin.

Nëse nuk do varej Europa nga Kupa, me kë do të isha tifoz? Unë do bëj tifo për Laçin, sepse aty jam rritur. Aty jeton familja ime. Kështu që nuk diskutohet që do të bëja tifozeri për Laçin. Deri më tani kam bërë 4 gola në kampionat dhe 1 në Kupë. Edhe mua më vjen inat që nuk kam shënuar më shumë, sepse jam mësuar keq“, ka deklaruar Edison Ndreca./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online