VIDEO/ Largohet duke qarë dhe mes ulërimave, Armando Broja ngre alarmin e vërtetë për Shqipërinë

Shqipëria është vërtet në telashe përpara ndeshjeve që do të zhvillohen në muajin mars për kualifikueset e Botërorit. Armando Broja e ka nisur sërish si titullar përballjen me Viteshen kundër Ultrech, atje ku ka luajtur deri në minutën e 71.

Sulmuesi shqiptar do të ishte protagonist në golin e tretë të ndeshjes teksa vallëzoi me topin mes tre mbrojtësave kundërshtar, për të treguar edhe njëherë aftësitë e tij. Por në minutën e 69 ka pësuar një dëmtim që është jo pak shqetësues.

Armando Broja është larguar nga fusha e lojës mes lotëve dhe ulërimave nga dhimbjet e forta, duke u ndihmuar edhe pjesëtari i stafit mjekësor që të shkonte deri në pankinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online