VIDEO/ Fitore mes drithërimave, Interi shmang befasinë e Torinos dhe vazhdon drejt titullit

Interi vazhdon ecurinë positive dhe ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në Serinë A. Këtë herë zikaltërit kanë mundur Torinon në shifrat 1-2, atje ku kanë vuajtur jo pak. Zikaltërit kaluan në avantazh me penalltinë e Lukakut në minutën e 62, ndërsa vendasit po mbroheshin mirë deri në atë moment.

Torino ka reaguar dhe Sanabria do të barazonte shifrat në minutën e 70 pas një kaosi në zonën e Interit, teksa u ekzekutua një goditje nga këndi. E kur pritej që Torino të rihapte kampionatin e Serisë A, Lautaro Martinez do të dërgonte topin në rrjetë me kokë në minutën e 85, për t’i dhënë një tjetër trepikësh Interit që e afron më shumë me titullin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online