Lacio nuk pati shumë probleme për të mposhtur Parmën në shtëpi. Bardhekaltrit fituan me rezultatin e thellë 4-1, duke u ngjitur në kuotën në vendin e gjashtë me 45 pikë.
Marusiç zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të me një diagonale të bukur dhe kaq u desh që Lacio të “fluturonte” në fushë. Vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë në pjesën e parë me anë të Luis Albertos (dygolësh) dhe kapitenit Luliç. Një gabim në mbrojtje bëri që Parma të gjente golin e nderit në pjesën e dytë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1.
Atalanta humbi një shans të artë për t’iu afruar vendit të katërt. Ekipi i Berishës (sot në stol) dhe Gjimshitit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Kievos së vendit të fundit.
Miqtë befasuan në minutën e 32-të, duke kaluar në avantazh me anë të sulmuesit Mexhiorini. Vendasit nisën ofensivën, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit veronez.
E dyta nis mirë për Atalatën, që gjeti golin me anë të Iliçiç. Pvarësisht sulmeve të shumta, vendasit nuk ia dolën të shënojnë golin e fitores dhe tashmë renditen në vendin e shtatë me 45 pikë.
Empoli i Veselit mori një fitore të rëndësishme për mbijetesën. Ekipi i Veselit, i cili qëndroi në stol gjatë ditës së sotme, mposhti Frozinonen 2-1, në një duel direkt për të qëndruar në elitë.
Atalanta-Kievo 2-1
(Iliçiç 55’, / Mexhiorini 32’)
Empoli-Frozinone 2-2
(Kaputo (pen) 20’, Pajac 38’ / Valzania 70’)
Lacio-Parma 4-0
(Marusiç 22’, Luis Alberto (pen) 26’, 38’, Luliç 44’ / Sprokati 77’)