VIDEO | Lacio bën interesante garën për Champions, Atalanta tenis me Sasuolon

Lacio nuk arriti të fitonte përballë Torinos në “Olimpico” dhe ndeshja u mbyll 1-1. Andrea Beloti kaloi ekipin granata në avantazh me anë të një penalltie në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, ndërsa bardhekaltrit barazuan takimin me anë të Milinkoviç-Saviç. Mesfushori shënoi një gol fantastik në minutën e 62-të.

Kjo pikë e mban Lacion në vendin e katërt me 32 pikë, ndërsa ndjekin Roma, Sampdoria, Atalanta dhe Milani që do të presë në darkë Spalin në “San Siro”.

Pasi mposhti Sasuolon në mesjavë, Roma arriti një tjetër trepikësh të rëndësishëm. Ekipi i Di Françeskos fitoi përballë Parmës në transfertë me rezultatin 0-2, duke u ngjitur në vendin e pestë me 30 pikë. Pjesa e parë nuk pati gola, ndërsa verdhekuqtë kaluan në avantazh me anë të Brajan Kristantes.

Mesfushori kërceu bukur me kokë në minutën e 58-të pas një goditje këndi dhe kaloi përpara ekipin e tij. Dyfishimi erdhi 15-të minuta përpara fundit. Ynder Xhengiz shfrytëzoi një pasim të Pelegrinit dhe vulosi rezultatin, duke i dhënë fitoren Romës.

Fitore të rëndësishme arriti dhe Atalanta, që mposhti Sasuolon në transfertë me poker golash. Ndeshja përfundoi 2-6, golat e miqve u shënuan nga Zapata, Gomez, Mançini dhe Iliçiç (trigolësh), ndërsa Dankan shënoi dy golat e vendasve. Etrit Berisha luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Berat Gjimshiti u hodh në fushë nga Gasperini një minutë përpara fundit të ndeshjes. Kjo fitore e ngjit Atalantën në vendin e shtatë me 28 pikë dhe zona Champions është vetëm 4 pikë larg.

Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Udinezes kundër Kaljarit me rezultatin 2-0, ndërsa Valon Behrami shënoi një nga golat e ndeshjes. Tre pikë të rëndësishme për mbijetesën siguroi dhe Kievo, që mposhti Frozinonen me golin e Xhakerinit, ndërsa Xhenoa dhe Fiorentina u ndanë në barazim midis tyre.

Kievo-Frozinone 1-0
(Xhakerini 76′)

Empoli-Inter 0-1
(Keita Balde 72’)

Xhenoa-Fiorentina 0-0

Lacio-Torino 1-1
(Milinkoviç-Saviç 62’ / Beloti (pen) 45+3’)

Parma-Roma 0-2
(Kristante 58’, Ynder Xhengiz 75′)

Sasuolo-Atalanta 2-6
(Dankan 51’, 57’ / Zapata 19’, Gomez 42’, Mançini 54’, Iliçiç 75’, 87′, 90+2′)

Udineze-Kaljari 2-0
(Puseto 39’, Behrami 57’)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online