Laci ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në drejtimin e Bejzades. Këtë herë kurbinasit arritën që të thyenin Vllazninë me shifrat 2-1. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për vendasit që e pësuan në minutën e 3. Pas krosimit fantastik të Smajlit, Boshnjaku do të shënonte me kokë. Në fundin e pjesës së parë, pas një skeme nga goditja e dënimit, me pak fat ishte Soboëale që barazoi. Ndërkohë takimin e vendosi në pjesën e dytë 18-vjeçari Tresa që realizoi një perlë të vërtetë nga distanca.
Nga ana tjetër Teuta ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Skënderbeut. Durrsakët u kthyen menjëherë pas asaj humbje shkatërruese nga Laçi, duke mundur një ekip të fortë si ajo i Gozdenovic. Goli i vetëm i takimit u realizua nga ana e Arifit. Vetëm 16-vjeç, por mjaftueshëm i rritur sa për të lënë gjurmën e tij në elitën e futbollit shqiptar, duke shënuar një histori më vete. Pavarësisht tentativave të Skënderbeut, rezultati mbeti i pandryshuar. /Sport Ekspres/
Laçi-Vllaznia 2-1 Sobowale 45′, Tresa 72’/ Boshnjaku 3′
Laçi: Dajsinani, Qato, Kurti, Dajko, Mjaki, Kryeziu, Manellari, Ujkaj, Bajramaj, Cordeiro, Sobowale. Trajner: Skerdi Bejzade.
Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanovic, hakaj, Boshnjaku, Cheshmedjiev, Krymi, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Migen Memelli.
Teuta-Skënderbeu 1-0 Arifi 24′
Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demircani. Trajner: Diego Longo
Skënderbeu: Alia, Frashëri, Prençi, Dumfur, Gerço, Rabiu, Ramin, Merlim, Vangjeli, Liço, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic