“Do të ishte e drejtë që të dilte barazim”! Trajneri i Skënderbeut flet pas humbjes me Teutën: Nuk jam i kënaqur, vendosi një moment

Laci ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në drejtimin e Bejzades. Këtë herë kurbinasit arritën që të thyenin Vllazninë me shifrat 2-1. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për vendasit që e pësuan në minutën e 3. Pas krosimit fantastik të Smajlit, Boshnjaku do të shënonte me kokë. Në fundin e pjesës së parë, pas një skeme nga goditja e dënimit, me pak fat ishte Soboëale që barazoi. Ndërkohë takimin e vendosi në pjesën e dytë 18-vjeçari Tresa që realizoi një perlë të vërtetë nga distanca.

Nga ana tjetër Teuta ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Skënderbeut. Durrsakët u kthyen menjëherë pas asaj humbje shkatërruese nga Laçi, duke mundur një ekip të fortë si ajo i Gozdenovic. Goli i vetëm i takimit u realizua nga ana e Arifit. Vetëm 16-vjeç, por mjaftueshëm i rritur sa për të lënë gjurmën e tij në elitën e futbollit shqiptar, duke shënuar një histori më vete. Pavarësisht tentativave të Skënderbeut, rezultati mbeti i pandryshuar. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për MCN TV:

Gozdenovic: “Kemi dy javë që kemi humbur. Nuk jam i kënaqur, sot ishte një ndeshje delikate. Kjo ndeshja sot ishte për barazim, por vendosi një moment. Nuk kemi të qartë në sulm, u treguam egoist në disa momente. Rashica hyri nga stoli pasi ishte i lodhur. Kemi shumë ndeshje për pak kohë, duhet të kemi edhe rotacione lojtarësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online