Ekskluzive/ Adrion Pajaziti do të tentojë kalimin në Premier League deri në dhjetor, ja se cila do të jetë e ardhmja e talentit të madh të Shqipërisë

Nëse flasim për Shqipërinë U-21 dhe brezin fantastik që po vjen nga Shpresat, fillimisht duhet të ndalemi te Adrion Pajaziti, është emri i parë i një lojtari me shumë potencial. Talenti i Fulham arriti të shënonte golin e përmbysjes në fitoren e Shpresave tona kundër Rumanisë, nga 0-2 në 3-2. Pajaziti ishte pjesë e të rinjëve të Fulham dhe kaloi te Haugesaund në Norvegji, por u kthye para kohe pasi nuk po përshtatej me jetën e një qyteti të vogël norvegjez. Aktualisht Adrioni është pjesë e të rinjëve të Fulham.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sport Ekspres, ekipi anglez nuk do të heq dorë nga Pajaziti. Qëllimi i talentit shqiptar është që të përfshihet në ekipin e parë deri në muajin dhjetor. Nëse do t’ia arrijë, do të jetë pjesë e Premier League me Fulham. Në të kundërt, sipas të gjitha gjasave anglezët do të gjejnë një tjetër skuadër për ta huazuar Pajazitin për 6 muaj, por pa hequr dorë nga kartoni i tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online