VIDEO/ Laçi di formulën për të prodhuar lojë të bukur, kombinimet e kurbinasve janë për tu mbajtur shënim

Laçi ka eliminuar Universitatea Craiova nga Liga e Konferencës, teksa pas fitores 1-0 në Shqipëri ka arritur të marrë një barazim pa gola në fushën kundërshtare. Por megjithëse nuk tundën rrjetën në ndeshjen e kthimit, kurbinasit treguan se dinë formulën se si të prodhojnë edhe lojë të bukur e me aksione model që janë për tu mbajtur shënim.

I tillë ishte edhe aksioni i nisur në minutën e 57. Gjithçka nis nga prapavija, aty ku pa e humbur aspak qetësinë kontrollojnë topin bukur mes dy kundërshtarëve, për ta nxjerrë më pas sferën me pasime përpara. Kombinime të shpejta dhe të qarta bëjnë që topi të mbërrijë në zonën e Craiovas, atje ku portieri i rumunëve tregohet i vëmendshëm të mos lejojë sulmuesin e Laçit të vihet në kontroll të topit përpara tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online