Milani vazhdon të ketë një ecuri fantastike këtë sezon, duke bindur me rezultate edhe në arenën europiane. Kuqezinjtë janë në një tjetër nivel edhe pa Ibrahimoviç në fushën e lojës, teksa kanë mposhtur me goleadë Selltikun mbrëmjen e sotme.
Pasi kaluan vetëm 14 minuta lojë “djajtë“ e gjetën veten në disavantazh 0-2, por kjo nuk ndikoi në gjendjen psikologjike të skuadrës. Milani barazon sërish shifrat në pjesën e parë, ku brenda dy minutash gjejnë 2 herë rrjetën.
Ndërkohë në pjesa e dytë flet kuqezi, me Milanin që shënon edhe dy herë të tjera në portën e skocezëve, duke triumfuar kështu me “poker” golash në “San Siro”. Çalhanoglu hapi siparin e golave për ekipin e Piolit me një perlë nga goditja e dënimit, ndërsa një gol model ishte edhe nga Hauge, i cili lë në vend 3 kundërshtarë dhe tund rrjetën. Milani mban vendin e dytë në tabelën e renditjes, por duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/anlik_goller/status/1334582151216553987
Hauge unreal solo goalhttps://t.co/dlxkkUzeMV
— Karim ? (@Futball_Karim) December 3, 2020
https://twitter.com/ardidaw/status/1334569896278036480
https://twitter.com/CalcioACMVids/status/1334577250272997376