Shorti vendos gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, oraret dhe vendi ku do të luhen sfidat e zjarrta

Ditën e sotme është hedhur shorti i gjysëmfinaleve të Ligës së Kombeve. Përballjet janë mjaft interesante teksa Italia do të presë Spanjën, ndërsa Franca do të përballet me Belgjikën. Skuadrat kanë njohuri për njëra-tjetrën, sepse Belgjika luajti ndaj Francësn në gjysëmfinalen e botërorit, ndërsa Spanja dhe Italia janë përballur shpesh herë në dekadën e fundit.

Gjithashtu është zbuluar edhe koha kur do të luhen këto përballje. Italia do të ndeshet me Spanjën në “San Siro” në 6 tetor të vitit të ardhshëm, ndërsa një ditë më pas do të zhvillojet edhe gjysmëfinalja e dytë mes Francës dhe Belgjikë. Finalja mes dy ekipeve fitimtare do të luhet në Torino në datën10 tetor 2021. Kujtojmë se triumfuesja e parë e këtij kompeticioni ishte Portugali, e cila mposhti Hollandën në finalen e 2019./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online