Në listë me Lukakun, shqiptari që po shkëlqen në Champions League në garë për t’u shpallur lojtari i javës

Këtë javë kanë përfunduar edhe ndeshjet e 5-ta të fazës së grupeve në Champions League. Spektakël dhe shumë gola janë ato çfarë duelet e mesjavës kanë ofruar. Në këtë sezon të kompeticionit më madhor për klube ka shkëlqyer një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Mërgim Berishën, i cili numëron 4 gola dhe 1 asist në këto 5 ndeshje me fanellën e Salzburgut.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 2 gola në përballjen e fundit kundër Lokomotivës së Moskës, ndaj të cilëve fituan me shifrat 1-3. Kjo ka bërë që Berisha të përfundojë në një listë me Lukakun, Zhirunë dhe Kahveci për t’u shpallur lojtari i javës. Faqja zyrtare e UEFA Champions League ka shpërndarë një postim në “Twitter”, ku fton të gjithë ndjekësit të votojnë për të preferuarin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online