VIDEO/ Kush u kualifikua? Xabi Alonso dhe stafi hapin telefonin për të parë Roma-Milan, gëzojnë kur mësojnë se kuqezinjtë ngelën jashtë

Leverkusen po arrin rezultate fantastike në këtë sezon. Pasi fituan zyrtarisht Bundesligën, kjo skuadër është në garë edhe për Europa League. Gjermanët mundën West Hamin dhe kaluan më tej në fazën gjysmëfinale ku do të përballen me Romën. Pas mbarimit të ndeshjes me Ëest Ham, Xabi Alonso dhe stafi i tij hapën telefonin për të parë se kush kishte kaluar mes Romës dhe Milanit dhe gëzuan kur mësuan se nuk do të ndesheshin me kuqezinjtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/