Tha se nuk ishte larg nivelit të ndeshjes Man City-Real Madrid, Pioli ka tani sinqeritet: Roma e meritoi që të na eliminonte

Milani është eliminuar nga Europa League. Kuqezinjtë kanë pësuar një tjetër humbje nga Roma dhe e mbyllin këtë sezon në mënyrë të dëshpëruar. Ndërkohë Pioli, pak ditë më parë u shpreh se Milani i tij nuk ishte larg nivelit të ndeshjes që nxori Man City-Real Madrid. Bëhej fjalë për ndeshjen e parë të spektaklit të vërtetë mes këtyre dy skuadrave.

Megjithatë tani është koha për t’u rikthyer në realitet, teksa Pioli me sinqeritet e pranoi se Roma meritoi të kalonte më tej dhe ta eliminonte. “Roma solli më shumë cilësi se ne në fushë, e meritoi. Nuk mundëm të shënonim dhe duhej që të kishim shënuar në pjesën e dytë. Ishin dy ndeshje të një cilësie jo në nivel dhe kjo për shkak se Roma na bllokoi. E ardhmja? Po mendoi menjëherë për ndeshjen e radhës, kundër Interit”, tha Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/