VIDEO/ “Kush e pagoi Donarumën”? Do e akuzonin se la ndeshjen e Milanit, pastaj feston si të ishte heroi

Një ndeshje nga ato që përsëriten njëherë në dhjetë vite. Milani i Piolit ka eliminuar Rio Aven dhe shkon në grupet e “Europa League” pasi janë ekzekutuar 24 penallti, atje ku kishin mundësi që të godisnin edhe portierët. Megjithatë të dy gardianët kanë gabuar për ta dërguar topin shumë larg nga kuadrati. Ajo që është vënë re në ruletën ruse ishte “shuarja e Donarumës” që e kishte humbur tërësisht nuhatjen për pritjen e penalltive. Vetëm një penallti e pritur në momentin e fundit dhe në të gjitha rastet e tjera, Donaruma nuk ka arritur dot që të kuptojë as krahun, për të mos kërkuar më tepër.

Shumë më ndryshe nga portieri i Rio Aves që ka vendosur në presion psikologjik lojtarët e Milanit, kur duhej të ndodhte e kundërta, duke zgjedhur që të luajë me ta dhe në pjesën më të madhe të ekzekutimeve është afruar për t’i evituar golat, por pa ia dalë prej saktësisë së madhe të koordinimit. Dhe papritur Donaruma shfaqet duke pritur një penallti në çastin e fundit, atje ku nisi edhe festën si të ishte heroi i ndeshjes.

Por nga ana tjetër kishte edhe një moment që u diskutua nga shumë tifozë dhe akuzat do të ishin në majat më të larta nëse Milani do të eliminohej, teksa Donaruma e pret penalltinë dhe gabimisht e dërgoi topin vetë në rrjetë falë prekjes së tij. Ky moment është shpërndarë gjerësisht në internet, me aludimet që bien menjëherë pas kualifikimit të marrë pavarësisht pikëpyetje të ngritura. Gjithsesi ajo që duhet thënë me siguri është se nëse Milani kaloi në grupet e “Europa League”, më tepër duhet t’i jepet medalja pjesës së fatit sesa gardianit të tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online