Jashtë kufijve imagjinarë! Milani si të ketë fituar “Champions League”, fiton pas 24 penalltive ndaj modestëve në Portugali

Një mbrëmje e stërgjatur ka rezultuar kjo e sotmja për Milanin. Është dashur të dilet jashtë kufijve imagjinarë për të prerë një biletë për në grupet e Europa Legaue. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa ajo shtesë nisi me një surprizë të hidhur, teksa Rio Ave shënon golin e përmbysjes. Por atëherë kur eliminimi dukej i sigurt dhe portugezët ishin gati të shpërthenin festën, Çalhanoglu shpëton ekipin nga turpi me një penallti në limitet e kohës.

Një 11 metërsh ky që do të pasonte edhe plotë 24 të tjerë. Aq i janë dashur Milanit për të fituar kundër modestëve në Portugali, ku kanë gjuajtur nga pika e bardhë të gjithë futbollistët, në një ruletë ruse që dukej se do të zgjaste në pafundësi. E pas një momenti tillë fitorja shijon si të kesh fituar Champions League, madje edhe në finalet më të çmendura të saj nuk është parë një maratonë e tillë penalltish./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online