VIDEO/ “Kur thërret natyra”! Skena e vitit, lojtari i Totenhemit shkon në tualet gjatë ndeshjes dhe e nxjerrë Murinjo

Nga Klaudio Ndreca

Përse gjithmonë…Jose Murinjo? Padyshim që “Premier League” ka trajnerin më karizmatik në Europë dhe thuajse pas çdo ndeshje ka një bëmë të radhës nga trajneri portugez. Në ndeshjen ndaj Shkëndijës do t’i ndodhte zvogëlimi i portës, në përballjen e radhës në kampionat ka vazhduar të flas ashpër kundër Federatës së Futbollit në Angli pasi e pësoi golin në minutat e fundit nga penalltia me VAR dhe tani…skena e vitit kundër Chelseat.

Totenhemi ishte duke u përballur me ekipin e Lampard në një ndeshje të vlefshme për “EFL Cup” dhe miqtë po kryesonin me golin e Werner në minutën e 19. Ndërkohë teksa ndeshja po i drejtohej fundit, natyra thërret Dier, që në një moment të sikletshëm duhej të braktiste ndeshjen dhe të shkonte në tualet.

Një lojtar më pak për Totenhemin, me kohën kundër dhe rezultatin që ishte në shifrat 0-1. Gjatë atyre momenteve teksa Dier ishte në tualet, Chelsea ka përfituar për pak nga hapësirat në fushë dhe Abraham u afrua me golin e dytë. Kaq mjafton! Durimi u sos dhe Murinjo ka shkuar menjëherë në tualet për të lëshuar britmat ndaj lojtarit i cili nuk u vonua më gjatë, duke u kthyer menjëherë në fushë. Në fund do të ishte Totenhemi që kaloi më tej pasi me Lamelën në minutën e 83 dhe ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë me ekzekutimet që përfunduan 5-4. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online