VIDEO | Kur ngatërron futbollin me “Kung-Fu”-në, lojtari i Sao Paolos gjakos kundërshtarin

“Gjiganti” brazilian Sao Paolo është eliminuar nga faza e kualifikuese e Kupës Libertadores nga ekipi modest argjentinas Tajeres De Kordoba. Sao Paolo kishte humbur në vajtje me rezultatin 2 – 0, por shpresat për një përmbysje në ndeshjen e kthimit ishin të mëdha.

Pala braziliane ishte dominuese gjatë të gjithë takimit, por goli nuk po vinte. Me kalimi e minutave u rritej dhe presioni. Eliminimi nga një kundërshtar i një niveli të tillë do të ishte një turpërim për një ndër klubet më të mëdhenj në Brazil, që në gjirin vet ka lojtarë që kanë spikatur dhe në Europë si Bruno Peres dhe Hernanes.

 

Për t’i vën shkelmin gjithçkaje mendoi mesfushori Everton Kardozo, i cili në minutën e 80-të vuri takën në fytyrë e kundërshtarit duke i shkaktuar një të çarë. Arbitri i takimit nuk hezitoi ti tregonte kartonin e kuq dhe me rezultatin 0 – 0 e me dhjetë minuta lojë, kualifikimi u bë një mision i pamundur për ekipin brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *