VIDEO/ Kur këmbët të lënë përdoret truri! “Ata nuk më ndalojnë dot”, Ibrahimoviç dha leksione futbolli ndaj Interit

0

Nga Klaudio Ndreca

“Ndihem si një lojtar më i plotësuar tani sesa isha 10 vite më parë. Nëse do të kisha nivelin e energjisë dhe përgjigjen e trupit si 10 vite më parë, askush nuk do të më ndalonte. Kini parasysh diçka, ata nuk më ndalojnë dot as tani”, kështu do të shprehej Zlatan Ibrahimoviç pas derbit me Interin.

Sulmues në intervistë dhe i papërmbajtshëm në fushën e lojës, gjahtar zone, padyshim që suedezi është një nga rastet e rralla ku “kërcënimet ndaj kundërshtarëve” dhe vetëbesimin e majës më të lartë, e lidh me performancën e tij në fushën e lojës. Jo pak, por 39 vite peshojnë mbi supet e tij. Në momentin që Milani zgjodhi ta rikthente sërish në skuadër ishin të shumta komentet që e përmblidhnin Ibrahimoviç thjeshtë me një fjalë: “Plak”.

Por ky i moshuar ka shumëçka për t’i treguar më të rinjëve dhe sigurisht që lojtarët e Interit i morën disa leksione. Në fakt për zikaltërit nuk është hera e parë që marrin leksione të tilla pasi edhe me Ribery do t’i ndodhte e njëjta situatë. “Kur këmbët të lënë, atëherë përdoret truri”. Ashtu si edhe në rastin e Ribery, Zlatan Ibrahimoviç nuk mund të thyejë rregullat e natyrës, megjithëse të futbollit ia ka arritur qëllimit.

Pra nuk mund të vrapojë me energjinë e dikurshme, si të ishte ende 20-vjeç. Por më poshtë mund të shihni gjithë performancën e sulmuesit suedez ndaj Interit dhe aty shihet fare qartë sesi me një lëvizje të vetme Ibrahimoviç ka aftësinë për të thyer kundërshtarët dhe për të nxjerrë përpara ekipin e Milanit. Qëndrimi është thuajse statik dhe asnjëherë nuk mund të vrapohet për të mbërritur topin, por është sfera që vjen te Zlatan dhe nuk mund të largohet më prej tij. “Kur këmbët të lënë, atëherë përdoret truri”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.