“Steka e Shqipërisë është lart, sot mërzitemi për barazimin”! Duka i drejtohet Rejës: Fito 2 ndeshjet e mbetura

Armand Duka ka folur për performancën e Kombëtares në Ligën e Kombeve, atje ku në dy ndeshjet e fundit ka pasur një ngritje të nivelit të lojës në ndeshjet që kemi zhvilluar në transfertë kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Megjithatë ajo që mbahet mend është rezultati dhe atje kuqezinjtë nuk kanë marrë më të mirën, pasi kanë grumbulluar vetëm dy pikë.

Në një intervistë për mediat kreu i FSHF është shprehur se steka e Shqipërisë mbetet lart pas kualifikimit në Europianin e Francës. Dikur lumturoheshim nëse humbisnim me një gol diferencë në transfertë, ndërsa sot mërzitemi pasi barazojmë duke dominuar kundërshtarin. Një mesazh i qartë vjen për Rejën që duhet të fitojë dy ndeshjet e ardhshme, ndërsa nuk mungon edhe mesazhi për situatën aktuale të futbollit në Shqipëri dhe kërkesat e shtruara karshi Qeverisë.

“Reja do të përgatisi dy ndeshjet e ardhshme për të marrë 6 pikë. Nuk mund të jemi të lumtur me katër ndeshjet e para, por nuk mund t’i quaj absolutisht negative. Dy ndeshjet e fundit i kemi luajtur më mirë sesa ajo në shtëpi me Lituaninë, por jemi të ndërgjegjshëm se sot steka e Shqipërisë është lart dhe sot mërzitemi shumë kur barazojmë në transfertë. Dikur ne lumturoheshim kur humbisnim me një gol diferencë. Në dy ndeshjet e radhës ne duhet që të fitojmë dhe të sigurojmë vendin e parë.

Politika nuk e ka pasur ndonjëherë prioritet sportin, jo vetëm futbollin. Përkundrazi, e ka shfrytëzuar. Ka shfrytëzuar ndonjë rezultat që është arritur me strategji ose spontan të sportit, qoftë edhe të një shahisti apo peshëngritësi. Nuk ka politika të mirëfillta për të ndihmuar sportin. Ajo që kërkohet është një politikë shtetërore për të ndihmuar botën e sportit dhe ligji i sponsorizimit do të ishte një dritë jeshile për të kuptuar se po fillojnë që të mendojnë”, ka thënë Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online