VIDEO/ Kur futbolli kthehet në art! Lioni është përralla e këtij sezoni, njihuni me gjeniun 22-vjeçar

Nga Klaudio Ndreca

Në këtë sezon të “Champions League” ka pasur shumë skuadra që janë konsideruar si befasuese për ecurinë e tyre, por nëse do të ndërtojmë një paralelizëm me Ajaksin që befasoi të gjithë opinionin sportiv në këtë kompeticion, vija paralele hiqet me Lionin. Kjo pasi francezët arritën të eliminonin Juventusin dhe Manchester City-n, që ishin praktikisht dy nga kundërshtarët potencial për të mbërritur në finale dhe për të ngritur lartë trofeun.

Por kush është “gjeniu” dhe “truri” i Lionit? Një 22-vjeçar që quhet Houssem Aouar. I rritur me stemën e Lionit, debutimi i tij i parë do të vinte në sezonin 2016-2017 dhe më pas do të kthehej menjëherë në titullar të padiskutueshëm. Edhe në përballjen ndaj Juventusit ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, duke mos e kursyer në spektakël as Dibalën me lëvizjet që tregojnë klasin e vërtetë. Ashtu si edhe ndaj Manchester City-t, me videon përmbledhëse që mund ta shihni më poshtë, ku Aouar nuk ka pasur aspak presion përballë kundërshtarit të nivelit të lartë, madje duke vendosur ndeshjen me pasimin “e ëmbël” që ka dhënë në golin e dytë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online