Konflikt interesi? Ishte njeriu i ndeshjes! Arbitri holandez tregon anën e policit, tani urrehet te Ajaksi

Nga Klaudio Ndreca

Danny Makelie, ishte ky arbitri që mbajti drejtësinë në takimin mes Manchester City dhe Lion. Menjëherë sapo u vendos kjo zgjedhje nga ana e UEFA-s, nisën edhe polemikat e mëdha. Ekipi francez ka protestuar dhe ka kërkuar ndërrimin e kryesorit, pasi sipas tyre gjyqtari holandez kishte konflikt interesi.

Arsyeja? Ajaksi nuk është kualifikuar ende menjëherë në grupet e “Champions League”, ndërsa që kjo të ndodhë, duhet që Lioni të eliminohet nga ky turne. Në të kundërt, ekipi i Ajaks do t’i duhet që të futet në kualifikuese dhe atje do të rrezikojë pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Por kjo rezultoi e gjitha një paragjykim i kotë, teksa Makelie ka marrë vlerësime të mëdha pas ndeshjes. Madje shpeshherë është quajtur si njeriu i takimit duke lënë lojën të lirë dhe duke mos u kthyer në “protagonist”, për t’ia lënë gjithë skenën futbollistëve. Me një të kaluar që gjendet te policia holandeze, Makelie e tregoi këtë anë të profesionit edhe në takimin e sotëm, duke qenë i prerë në vendimet e dhëna dhe duke mbyllur të gjitha polemikat e ndodhura në fushë me paralajmërime të shkurtra dhe koncize. Gjakftohtësia ishte në kulmin e saj, duke u përmbajtur edhe pas ndeshjes kur lojtari i Lionit ishte gati për ta përqafuar. Por me siguri që Makelie po urrehet nga tifozët e Ajaksit, që ndiejnë një kërcënim duke u afruar pasi futbolli i “Champions League” në këtë sezon ka dalë parashikimet, atje ku edhe Bajerni i Mynihut nuk mund të thuhet se e ka prerë menjëherë biletën për në finale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online