(VIDEO) Kur edhe Zoti qan/ Ibrahimoviçit i mbushen sytë me lot, konferenca për shtyp që nxjerr anën tjetër të suedezit

Edhe “Zoti” mund të qajë. Edhe pse prej një jete të tërë në futboll ka shfaqur një karakter të fortë e që nuk dorëzohet asnjëherë, një tjetër anë njerëzore jeton së bashku me Zllatan Ibrahimoviçin. Sulmuesi i Milanit është rikthyer pas 5 vitesh në Kombëtaren e Suedisë, me të cilët ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e sotme.

Por kjo dalje për mediat rezulton ndryshe nga herët e tjera për të. Pyetja për djalin e tij ka bërë që Ibrahimoviç të mos e përmbajë dot veten. Sytë e tij mbushen me lot dhe të gjithë patën mundësi të shohin anën tjetër të gjigantit nordik, atë anë që prej vitesh e ka fshehur me sukses në karrierën e tij si futbollist./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online