Shaland vendos të anulojë stërvitjen te Kosova, ja arsyeja që e shtyu trajnerin e dardanëve

Kosova është grumbulluar për ndeshjet e muajit mars. Dardanët do të luajnë më datë 24 takimin miqësor me Lituaninë, ndërsa më 28 do të përballen me Suedinë. Sot ishte parashikuar të zhvillohej seanca e parë stërvitore e skuadrës, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planifikimit.

Trajneri Bernard Shaland ka vendosur të anulojë seancën stërvitore dhe të drejtojë ekipin që kishte në dispozicion në një stërvitje fitnesi pranë hotelit ku përfaqësuesja po qendron. Arsyeja që ka shtyrë kreun e pankinës së Kosovës ka qenë fakti se lojtarët janë paraqitur me vonesë në grumbullim dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike, që kanë shtyrë udhëtimet me avion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FFK-së:

Njoftim për media

Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar. Ndonëse fusha në kamp është pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel “Emerald”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online