Ndërron ngjyrat për një ndeshje, Ismajlgeci flet si kuqezi dhe merr shembull Muçin: Dua të shitem jashtë

Ismajlgeci ndryshon ngjyrat vetëm për një ndeshje, teksa do të lërë fanellën bardheblu dhe do të veshë atë kuqezi. Mbrojtësi i talentuar është grumbulluar me Kombëtaren U21 dhe përballë do të ketë pikërisht klubin e tij, Tiranën, me të cilët do të zhvillojnë një miqësore. Një nga thesaret më të çmuar të Kategorisë Superiore dhe të vetë kampionëve të fuqi, ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp, ku ka folur rreth objektivave personal dhe ftesës së Shpresave të Alban Bushit.

“Është gjithmonë kënaqësi të marrësh ftesë nga ekipi kombëtar dhe të japësh maksimumin. Besoj që ftesa vjen nga paraqitjet e mira të ekipit dhe nga paraqitjet individuale. Shumë lojtarë nga Kategoria Superiore janë shitur jashtë dhe kjo është një shenjë e mirë që kampionati jonë ka zhvillim. Arma më e fortë? Jemi të gjithë kompaktë dhe jemi të bashkuar në çdo moment. Objektivi personal është të bëj sa më shumë paraqitje të mira dhe pse jo, të shitem jashtë. A mund të jetë Muçi shembull? Po”, ka thënë Marsel Ismajlgeci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online