Edhe “Zoti” mund të qajë. Edhe pse prej një jete të tërë në futboll ka shfaqur një karakter të fortë e që nuk dorëzohet asnjëherë, një tjetër anë njerëzore jeton së bashku me Zllatan Ibrahimoviçin. Sulmuesi i Milanit është rikthyer pas 5 vitesh në Kombëtaren e Suedisë, me të cilët ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e sotme.
Por kjo dalje për mediat rezulton ndryshe nga herët e tjera për të. Pyetja për djalin e tij ka bërë që Ibrahimoviç të mos e përmbajë dot veten. Sytë e tij mbushen me lot dhe të gjithë patën mundësi të shohin anën tjetër të gjigantit nordik, atë anë që prej vitesh e ka fshehur me sukses në karrierën e tij si futbollist./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ibrahimovic y su emoción en la conferencia de prensa cuando le preguntaron que piensan sus hijos de su regresó a la selección. pic.twitter.com/ifnzYOlAuz
— Selección de Suecia (@seleccionsuecia) March 22, 2021