VIDEO/ Kur agjërimi është më i rëndësishëm se futbolli, në Turqi ndalin lojën për iftar

Sot ka nisur muaji i Ramazanit për të gjithë besimtarët muslimanë, të cilët janë të shumtë edhe në botën e futbollit. Shpesh agjërimi ka qenë një problem për klubet, teksa energjitë e lojtarëve nuk janë në nivelet më të larta.

Nëse në ligat e mëdha europiane futbollistët mund bëjnë përjashtime gjatë muajit të Ramazanit, në Turqi ndodh e kundërta. Agjërimi për turqit është merr rëndësi më të madhe se sa futbolli dhe këtë e kanë dëshmuar edhe sot.

Ndeshja mes Giresunsporit dhe Anakara Keçiorenguçu është ndalur në minutën e 10, moment kur lojtarët e të dyja skuadrave kanë konsumuar iftarin. Më pas loja ka rifilluar dhe ka vazhduar normalisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/CTFutboll/status/1382041424351408132

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *