VIDEO/ Kumbulla shpërdoron shansin e dhënë nga Murinjo, gabimi i pafalshëm ndaj Kremonezes eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Roma është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Italisë. Verdhekuqtë janë përballur mbrëmjen e sotme me Kremonezen dhe nisur nga emrat në letër kualifikimi ngjante më shumë me një detyrim për kryeqytetasit. Por nuk ndodhi aspak kështu. Rezultati përfundimtar shënonte 1-2 dhe Kremoneze siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe Marash Kumbulla, i cili shpërdoroi shansin e dhënë nga Murinjo. Mbrojtësi shqiptar bën një gabim të pafalshëm në minutën e 26 të ndeshjes. Megjithëse e kishte topin në këmbë, Marash Kumbulla e humbet kontrollin e tij. Desers i rrëmben topin dhe më pas shkon krejt i vetëm përballë portierit, i cili detyrohet të shkaktojë penallti. Desers merr topin për të ekzekutuar 11 metërshin dhe shënon golin e parë të Kremonezes.

Murinjo nuk ka pritur shumë dhe me të filluar pjesa e dytë ndërhyn me zëvendësime. Kumbulla mbetet në dhomat e zhveshjes pas këtij gabimi, që në fund mban një peshë të madhe në eliminimin e Romës. Si për të mos mjaftuar me kaq, Çelik realizon një autogol gjatë pjesës së dytë. Beloti shënon në minutën e 94-t, por atëherë ishte tepër vonë për të ndryshuar diçka. Me dy dhurata nga Roma, Kremoneze arrin një sukses të madh në historinë e saj, duke prekur gjysmëfinalen e Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *