VIDEO/ E vështirë për t’u besuar! Mbape humbet penalltinë, nuk shënon dot as me portën e boshatisur

PSG-ja është duke barazuar me rrjeta të paprekura kundër Montpeliesë. Ndeshja mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë, por ishte Mbapeja ai që shpërdoroi që në minutat e para të takimit. Parisienët humbasin penalltinë në minutën e 10 dhe përgjegjës është pikërisht sulmuesi francez. E vështirë për t’u besuar, por njeriu që nuk pati aspak problem të ndëshkonte më shumë se një herë në një finale Botërori një nuhatës të mirë penalltish, si Emiliano Martinezi, gabon pikërisht kundër portierit të Montpelisë.

Gardiani kundërshtar ka pritur me sukses gjuajtjen e Mbapesë, të cilit i vjen më pas sërish topi në këmbë. Këtë herë e kishte portën thuajse të zbrazët dhe në dispozicion të tijin, por përsëri nuk e ndal topin në rrjetë. Gjuajta e tij këtë herë shkon jashtë dhe PSG-ja humb përfundimisht shansin për të kaluar në epërsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online