VIDEO/ Kumbulla nuk kuptohet me Smalling, i bëjnë dhuratë kundërshtarit të Romës

Marash Kumbulla është rikthyer si titullar edhe në kampionatin italian pasi luajti 120 minuta në Kupë kundër Spezias. Mbrojtësi shqiptar po luan sërish ndaj të njëjtit kundërshtar, vetëm se këtë herë bëhet fjalë për Seria A.

Roma e kaloi e para në avantazh me Majoral, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 23, në një situatë tërësisht të evitueshme. Teksa Kumbulla po markonte sulmuesin e Spezias e ka larguar topin me kokë, por sfera është përplasur në trupin e Smalling që gjendej shumë afër.

Në këtë mënyrë do t’i dhurohej mundësia e golit Spezias, ku nëse do të kishte një komunikim më të mirë mes dy mbrojtësave të Romës, padyshim që do të evitohej kjo situatë kaotike. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online