VIDEO/ Kukësi kalon surprizën e Luftëtarit, hipotekon vendin e dytë mes emocioneve dhe goleadës

0

Një ndeshje plot emocion dhe gola ka qenë kjo e sotmja mes Luftëtarit dhe Kukësit. Verilindorët e kanë mbyllur me goleadë këtë sezon të Kategorisë Superiore, ku janë konfirmuar përfundimisht si forcë e dytë pas Tiranës. 2-5 ishin shifrat me të cilat u mbyll takimi në Gjirokastër. Ekipi i Shehit tregoi që në fillim se nuk kishte shkuar për shëtitje, pasi që në minutën e 5-të gjen golin e parë falë Limajt. Më pas ishte i përhershmi Shkurtaj që dyfishon rezultatin.

Por në pjesa e dytë nis me një befasi për Kukësin. Në 5 minutat e para Luftëtari rezervon një surprizë të pakëndshme, duke barazuar gjithçka. Ndërkohë pjesa e tjetër e ndeshjes do të luhej me nga një lojtar më pak për të dyja skuadrat, pasi Limaj dhe Alinani largohen nga fusha me karton të kuq. Në vazhdim takimi do të fliste i gjithi për Kukësin, që tund edhe 3 herë rrjetën e Luftëtarit, me golat e Shkurtaj, Domit dhe Abazajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Luftëtari: Basha, Qato, Malaj, Ahmetaj, Alinani, Demo, Celaj, Haxhiu, Puci, Lika, Mehmetllari

Kukësi: Avdyli, Kotobelli, Lulaj, Krasniqi, Maliqi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Ethemi, Shkurtaj

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.