Kategoria e Parë, Renditja/ Jepen verdiktet! Elbasani fiton çmendurisht me 6 gola, Shënkolli bie në Kategorinë e Dytë

Kategoria e Parë ka dhënë verdiktet e saj. Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e fundit të fazës play out. Dinamo shpëton rënien nga kategoria në grupin A, teksa Tërbuni është penalizuar me rrëzim në Kategorinë e Dytë për shkak të dhunës në ndeshjen kundër Egnatias.

Ndërkohë në grupin B Shënkolli ka prerë biletën për në të Dytën, teksa ka humbur me shifrat e çmendura 4-6 kundër Elbasanit. Këta të fundit e kanë mbyllur në vendin e 3-të këtë sezon, duke shpëtuar nga gjendja e vështirë në të cilën ndodheshin në fillim. Gjithashtu fitore ka rezervuar kjo ditë edhe për Devollin e Turbinën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kategoria e Parë, Play out, grupi A

Tërbuni – Dinamo 0-3

Egnatia – Burreli 1-0 | Dimo 58′

 

Kategoria e Parë, Play out, grupi B

Iliria – Turbina 0-3 | Zdrava 73′, 79′, Peqini 89′

Shënkolli – Elbasani 4-6 | Danaj 44’, 50′, Gega 65′, 90′ / Nuri 22’, 40’, 48′, Ballgjini 34’, Peposhi 87′

Devolli – Oriku 2-0 | Ivani 11‘, 22

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online