VIDEO/ Kukësi i pari që i shkakton humbjen Tiranës, një supergol i Bashës nuk i lë bardheblutë të arratisen

LIVE, Kukësi-Tirana 2-1 Milunoviç 50′, Basha 88′ / Seferi 80′(p)
Tirana ka marrë sot humbjen e parë në kampionat. Faza e parë përfundon me një disfatë në “Loro Boriçi”, aty ku Kukësi bëhet i pari ekip që shijon tre pikët kundër bardhebluve. Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë 0-0, por me fillimin e të dytës, ishte Milunoviç ai që tundi rrjetën. Goli i lojtarit serb merr edhe konfirmimin e VAR-it dhe festa ishte e gjitha për verilindorët.

Tirana kundërpërgjigjet në minutën e 80. Topi i goditur nga Gjumsi prek në krahun e kundërshtarit dhe është sistemi VAR ai që thërret arbitrin për një penallti. Gjyqtari shkon të shohë pamjet në monitor dhe vendimi më pas është i qartë, 11 metërsh për Tiranën. Bardheblutë barazojnë shifrat, teksa Seferi fiton duelin me Tafasin.

Por Kukësi i Longos nuk dorëzohet deri në fund. Në minutën e 88 është Basha që reazilon një supergol me të majtën e tij. Përpos mjeshtërisë në realizim, ky gol mbart me vete një vlerë edhe më të madhe, pasi nuk i lë bardheblutë e kryeqytetit të arratisen në krye të tabelës. Tirana qendron në krye me 20 pikë të grumbulluara, por nga pas e ndjek pikërisht Kukësi me vetëm 3 pikë më pak./Halit Delibashi-Sport Eksppres/

 

Kukësi: Tafas; Ndreca, Lulaj, Domi, Hila, De Lukas, Gavazaj, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Milunoviç, Basha

Tirana: Bekaj, Hoxhallari, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci, Totre, Limaj, Toli, Toshevski, Seferi, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online