“Kam refuzuar 7 ekipe”, Panuçit i rikthehet dëshira për të stërvitur: E trishtueshme që serioziteti dhe profesionalizmi nuk mjaftojnë

Kristian Panuçi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ku ka folur edhe për të ardhmen e tij. Pas aventurës zhgënjyese me Kombëtaren shqiptare dhe eksperiencës te Livorno, trajneri italian ka vendosur të bëjë një pushim, por duket se dëshira për të stërvitur i është rikthyer. Panuçi tregon se ka refuzuar 7 oferta deri më tani, por do të rikthehet përsëri në krye të pankinës. Megjithatë italiani e sheh të trishtueshëm faktin se profesionalizmi dhe serioziteti nuk mjafton në ditët e sotme.

“Kam refuzuar gjashtë deri në shtatë ekipe. Doja të bëja një pushim, dëshira për të stërvitur është kthyer. Prioritet Italisë? Jo. Për të gjithë është një situatë e mundshme. Por sot në këtë botë më shumë se fusha numërohen shumë gjëra të tjera. Marrëdhëniet me drejtorët sportivë janë të rëndësishme, duke pasur tendenca të veçanta. Unë përshtatem për t’i bërë gjërat me shumë seriozitet dhe profesionalizëm. Por unë shoh që duhet të kemi diçka tjetër dhe kjo është e trishtueshme”, ka thënë Kristian Panuçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online