“Tirana është tjetër kategori, e kotë të krahasohemi me ta”, Longo sqaron çështjen e dorëheqjes: Gjici më tregoi besim

Tirana ka marrë sot humbjen e parë në kampionat. Faza e parë përfundon me një disfatë në “Loro Boriçi”, aty ku Kukësi bëhet i pari ekip që shijon tre pikët kundër bardhebluve. Verilindorët gjejnë golin në minutën e 50 të takimit, ndërsa në minutën e 80 ishte Seferi ai që u kundërpërgjigj nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë ndeshja nuk kishte mbaruar ende për Kukësin. Një supergol i Bashës në minutat e fundit të kohës së rregullt vlen tre pikë për verilindorët dhe i mohon arratinë në krye bardhebluve të Shehit. Pas përfundimit të takimit trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”.

Longo (Kukësi): “Nuk jam dakord me Kupën. Shënuam dy gola dhe patëm mundësinë të shkonim me shtesa. Nuk e di pse i anullua një gol. Sot ishte ndryshe. Po luanim kundër Tiranës, e cila për mendimin tim është jashtë kategorie. Ishte një ndeshje e veçantë. Por duke filluar nga nesër do të shohim për ndeshjen me Egnatian. Sa herë që futemi në fushë, kundërshtari na pret. Edhe Tirana na priti sot. Por kundër tyre është shumë e vështirë të krijosh mundësi, janë më të mirët në Shqipëri. Jam i kënaqur me Domin dhe Gavazajn. E kam kuptuar këtë qendrim të ekipeve shqiptare dhe sot menduam të ndryshonim strategji.

E thonë faktet për Tiranën, kanë 25 kampionate, kanë impakt kudo, janë më të organizuarit. Ne bëjmë më të mirën në çdo ndeshje, por të krahasohemi ne me Tiranën nuk besoj se është me vend. Pas Teutës kishte probleme. Ishte momenti për të bërë gjërat të qarta. Gjici më tregoi besim mua dhe skuadrës për këtë projekt. Kam lojtarë fantastikë, por kam edhe një staf të tillë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online