VIDEO/ “Ku i ka sytë? E kam me atë që tund kokën si kompetent”! Lorenc Jemini për moviolën e derbit

Lorenc Jemini ka bërë moviolën e derbit mes Tiranës dhe Partizanit që ka përfunduar në shifrat 1-1. Një notë të lartë meriton edhe gjykimi në këtë përballje pasi i është përgjigjur më së miri edhe nivelit të ndeshjes. Sidomos kur flitet për minutën e 60 kur Ngo është rrëzuar para Alban Hoxhës duke krijuar idenë e një penalltie. Por arbitri nuk do ta akordonte dhe me shumë të drejtë pasi përsëritja e pamjes e ka treguar qartësisht.

Për të vazhduar me minutën e 68, ku Jemini shprehet se nuk është dhënë një faull i rrezikshëm në zonën e Tiranës pas ndërhyrjes së Vangjelit kundër Brown. “Unë u habita dhe nuk e di se ku i ka sytë ai arbitri. Nuk kam gjë me kryesorin, po me atë pas që tund kokën dhe bën edhe si kompetent dhe thotë që nuk ka gjë”, u shpreh Jemini duke buzëqeshur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *