“Bezdisesh që flas unë?”! Starova i drejohet zyrtarit të Tiranës: Si barazon Egbon me Shehin?  Unë kam 40 vite specialist

0

Sulejman Starova vazhdon që ta shoh me kritikë trajnerin e Tiranës dhe zëri kundër merr më tepër jehonë pas rezultateve jo pozitive të bardhebluve në javët e fundit. I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, trajneri i njohur nuk ka ngurruar për të bërë debat edhe me zyrtarin e Tiranës, Arbi Laçi. Në kryeqendër të vëmendjes ishte puna e Egbosë dhe Starova me 40 vite mbi shpatulla si specialist futbolli u shpreh se tekniku që drejton aktualisht Tiranën nuk mund të barazohet me Orges Shehin.

“Nga një Tiranë shumë e mirë, ikët në “pikiatë”. Lëkundët pozitat, nuk po e pranoni. Ky është mendimi im. Absolutisht nuk është mungesë respekti, e keni transformuar keq opinionin tim për Egbo. Ges Shehi ka mbaruar karrierën si futbollist dhe ka vendosur të bëhet trajner. Ka punuar për atë punë. Ndërsa Egbo, pas 20 vitesh punë tjetër, vjen e merr ekipin. Ai 20 vite ka stërvitur portierët. E ke gabim që kur thua licenca.

Unë kam fol me elozhe për Egbo, nuk kam asgjë personale. Një trajner që stërvit portierët 25 vjet dhe e barazon me Gesin (Shehin) që është trajner tamam, nuk është normale. Egbo i përkohshëm po. Bezdisesh pse flas unë në studio? Unë jam specialist, kam 40 vite që e bëj këtë gjë. Unë nuk i kam heq merita Egbo. Tirana është një skuadër e madhe që do trajner shumë të mirë. Ky është mendimi im”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.