VIDEO | Kryeziu e Kololli nuk ndalen më, spektakël e gola në Zvicër

Hekuran kryeziu nuk shquhet si ndonjë “gjahtar” goli, pasi gjatë karrierës së tij e ka gjetur vetëm 3 herë rrugën e rrjetës. Gjithsesi, sot 25-vjeçari ka realizuar dy gola fantastik në harkun kohor të 3 minutave.

Skuadra e tij po humbiste në shifrat 2-0 ndaj Ksamaksit, por në të 61-ën mesfushori i përfaqësueses së Kosovës goditi nga jashtë zone në mënyrë të befasishme duke e mposhtur portierin vendas. Ishte vetë, surpriza e parë, pasi tre minuta më vonë Kryeziu do të shënonte një gol gati identik, por këtë herë duke goditur fluturimthi.

Dy gola fantastik, por skuadra e tij duket se u “deh” nga magjia e 25-vjeçarit, dhe vetëm pak skena më pas u ndëshkuan me golin e tretë. Gjithsesi, për Kryeziun do të jetë një ndeshje që do ta mbajë gjatë mend. Për të vulosur fatin e takimit mendoi Kololli, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë një pikë me shumë vlerë skuadrës së tij. Një ndeshje e cila foli shqip, me dy lojtarët e Kosovës, që duket se entiuzuamin e rezultateve pozitive me përfaqësuesen e tyre po e reflektojnë edhe me klubin zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online