VIDEO/ Kryeqyteti vishet përsëri i kuq, Çinari kthehet me petkun e heroit dhe i jep Dajës derbin e parë

LIVE, Partizani-Tirana 1-0, Çinari 83′

Kryeqyteti vishet përsëri me ngjyrën e kuqe, teksa Partizani ka mpshtur Tiranën në “Elbasan Arena”. Ndeshja ka pasur një fytyrë krejt ndryshe nga ajo përballje e parë mes këtre dy skuadrave, pasi në fushë nuk ka munguar zjarri i një sfide të tillë apo spektakli nga të dy krahët.

Dueli ka qenë i vrullshëm dhe si Partizani ashtu edhe Tirana kanë pasur shanset e tyre. Gjithashtu nuk ka munguar as nervi dhe “lufta” që i shkon një derbi, teksa Batha dhe Bardhi kanë lënë lojën pasi janë ndëshkuar me karton të kuq.

Ndërkohë një rikthim me petkun e heroit ka qenë ai i Erald Çinarit, i cili pak pak kohë më parë mori miratimin nga FIFA për të qenë sërish në dispozicion të Partizanit, ndërsa mbrëmjen e sotme vulos fati ne derbit me golin e tij në minutën e 83-të. Festa padyshim që ka qenë legjitime për të kuqtë, të cilët i dhurojnë kështu fitoren e parë në një ndeshje derbi trajnerit Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online