VIDEO/ Derbi “tërbon” tifozët në Elbasan, digjet një lokal dhe lëndohen 3 persona

Derbi po kalon me pasoja kur vjen fjala te tifozët. Këta të fundit kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të mbështetur skuadrat e zemrës, pavarësisht se rregullat e vendosura prej pandemisë nuk lejojnë praninë e tyre në shkallët e stadiumit. Nëse në fushë është spektakli ai që po thotë fjalën e tij, jashtë dyerve të “Elbasan Arena“ ka shpërthyer dhuna.

Derbi duket se ka “tërbuar“ tifozët, që sipas raportimeve nga mediat në vend kanë djegur një lokal në afërsi të stadiumit. Gjithashtu, sipas asaj që raporton “Fax Web“, 3 persona janë të lënduar. Forcat e shumta të policisë kanë mbërritur pranë grupimeve të tifozëve për të sjellë sërish rregullin në vend, gjë që shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “News 24” dhe “Fax Web”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online