“Më mirë mos shkojmë fare në Europë”, Halili i zgjenjyer nga derbi: Ky është kismeti, po i largohemi shumë Vllaznisë

Tirana është mposhtur me shifrat 1-0 nga Partizani, në një derbi që u vendos në minutën e 83-të me një gol të Çinarit. Ky rezultat ka lënë të pakënaqur presidentin Halili, i cili në një prononcim për mediat pas ndeshjes shprehet se me një humbje të tillë po i largohen edhe më shumë Vllaznisë. Por pavarësisht kësaj, kreu i bardhebluve nuk e njeh fjalën dorëzim.

“Me këtë ndeshje të humbur si ekip, i largohemi pak sa shumë kreut të klasifikimit që sot është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara. Kam besim te skuadra, kam besim te çunat. Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javësh dhe themi se kontigjenti do të jetë më i plotë. Gjerat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, ka humbje. Ky është kismeti.

E rëndësishme është që neve të punojmë të ecim përpara. Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, fakti është që po i largohemi shumë kreut të klasifikimit, duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin. Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, nëse nuk ka problem, ky është kismet”, u shpreh Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online