VIDEO/ Krosimi i Asllanit hap rrugën për golin e barazimit, Lautaro lë të palëvizur Bufonin me goditjen fantastike

Inter – Parma 1-1 Lautaro Martinez 88’/ Juric 38‘

Inter-Parma me shumë ngjasa do të shkojë në shtesa. Zikaltrit e kanë pasur të vështirë të gjejnë kuadratin e mbrojtur nga Bufoni, por pas shumë vuajtjesh ia kanë dalë të barazojnë rezultatin në shifrat 1-1. Kristjan Asllani jep një krosim të rrezikshëm në zonë, që më pas hap rrugën e golit.

Topi devijohet nga mbrojtësi i Parmës dhe përfundon në një asist perfekt për Lautaro Martinezin. Ky i fundit nuk e mendon dy herë të godasë, duke e lënë Bufonin të palëvizur me gjuajtjen e tij fantastike. Goditja e parë në portë për zikaltrit dhe përfundon në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online