VIDEO/ Inzagi e përgëzon pas ndeshjes! Kristjan Asllani ishte “harkëtari” i Interit, shihni pasimin e dhënë për golin e përmbysjes me Parmën

Kristjan Asllani ka frymëzuar përmbysjen e Interit ndaj Parmës. Zikaltërit u gjetën në disavantazh në minutën e 38 të takimit, teksa Stanko Juric shënoi një supergol. Por ekipi i Inzagit arriti të kalonte më tej në Kupë. Barazimi erdhi në minutën e 88 nga Lautaro Martinez, teksa pas një topi të futur në zonë nga Asllani, sulmuesi i Interit barazoi takimin. Ndërkohë në minutat e shtesës do të vinte edhe përmbysja.

Kristjan Asllani ka dhënë një tjetër pasi mbreslënës nga distanca për Di Marcon, me këtë të fundit që tentoi portën dhe Buffon që grushtoi. Më pas skena iu la Acerbit që realizoi në mënyrë brilante me kokë. Mesfushori shqiptar shkëlqeu në ndeshjen që e nisi nga minuta e parë dhe ishte padyshim më i miri te Interi duke zotëruar mesfushën dhe pa humbur thuajse asnjë top. Në përfundimin e takimit Inzagi e ka përgëzuar Asllanin për lojën e bërë prej tij. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online