Ajaccio e ka mbyllur pjesën e parë të takimit kundër Dunkeeque me avantazhin 2-0. Goli i parë i ndeshjes erdhi që në minutën e 3-të dhe nisi nga këmbët e Qazim Laçit. Mesfushori shqiptar ka hedhur në zonë një krosim si me telekomandë kur kronometri shënonte 126 sekonda lojë.
Topi gjen në zonë futbollistin Courtet, i cili me kokë e dërgon në rrjetë. Ndërkohë goli i dytë u shënua në minutën e 17 dhe mban autorësinë e Marchetti-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/