VIDEO | “Krokodili” nuk funksionon gjithnjë, tifozët e kuq të… çuditur

Në ndeshjen mes Barcelonës dhe Interit, Marcelo Brozoviç u bë protagonist me një ndërhyrje të veçantë në një goditje dënimin, duke u shtrirë pas murit mbrojtës dhe duke mos e lënë topin që të afrohej te porta e zikaltërve. Kjo ndërhyrje mori emrin “krokodili”, por ka raste që jo gjithnjë është frytdhënëse dhe shembulli më i mirë vjen nga Anglia.

Në ndeshjen mes Sauthemptonit dhe Mançester Junajtid në minutën e 20 skuadra vendase fitoi të drejtën e ekzekutimit të një goditje dënimi në një pozicion ballor. Skocezi MekTominai vendosi që të kopjonte Brozovicin duke u shtrirë pas murit, me idenë se lojtari Sedrik Soares do të provonte të çante murin.

Një dështim i vërtetë pasi vendasit shënuan dhe golin e dytë, por tifozët e Juanjtid janë të i rritur dhe të çuditur me lojtarin e tyre, duke e konsideruar një vendim absurd që të kopjonte stilin e “krokodilit”, që në rastin e tillë nuk solli asnjë përfitim. Me siguri që radhën e ardhshme skocezi nuk do e çojë në mend që të bëjë eksperimente të tilla.

https://twitter.com/Ezechib40/status/1068962091665682433

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *