Përpara ndeshjes me Skocinë, Kroacia kishte grumbulluar vetëm një pikë dhe tifozët ishin në ankth nëse Kombëtarja e tyre do të arrinte të kualifikohej në fazën e 1/8-ve të Uefa Euro 2020. Por eksperienca e Modriç dhe Perisiç bën që Kroacia të fitojë me rezultatin 3-1 dhe tashmë t’i rrëmbejë vendin e dytë Çekisë, e cila u mposht 1-0 nga Anglia.
Skocia ishte e pafuqishme për të përballuar presionin e nënkampionëve të Botës, duke u dorëzuar totalisht në pjesën e dytë. Me vetëm një pikë në 3 ndeshje, ishullorët eleminohen zyrtarisht nga Euro 2020./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/golsvideos2020/status/1407437488378060801