VIDEO/ Kristiano Ronaldo ka prekur fundin! E mbyllnin lehtë dhe goditje për t’u harruar, shihni debutimin e portugezit me Al Nassr

Dje, Cristiano Ronaldo bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën e klubit të tij të ri Al Nassr në fitoren ndaj Al Ettifaq me shifrat 1-0. Futbollisti portugez nuk ishte në qendër të vëmendjes, madje ishin disa detaje që tregojnë më së miri rënien në karrierën e tij.

Portugezi bëri debutimin e tij zyrtar për klubin e tij të ri dje përpara një stadiumi të mbushur plot në Riad. Tifozët prisnin me padurim të shihnin Ronaldon me fanellën e Al Nassr. Ronaldo kaloi të gjitha 90 minutat në fushë dhe u përpoq shumë për të kurorëzuar debutimin e tij me një gol, por nuk ia doli.

Ai pati disa tentativa, por shumica prej tyre ishin për t’u harruar. Gjithashtu, edhe në rrjetet sociale nuk kishin mëshirë ndaj Ronaldos pas lojës së tij dhe shumë thanë se thjesht i kishte kaluar koha dhe se ishte e qartë se ai duhet të tërhiqej nga futbolli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online