VIDEO/ Kosova reziston deri në minutat e fundit me 10 lojtarë, largohet me humbje nga ndeshja që nuk duhej të vazhdonte

Kosova është mposhtur sot me rezultatin 2-0 nga Rumania. Një ndeshje që solli të papritura në tribuna. Tifozët rumunë shpalosën baner me shkrimin “Kosova është Serbi” dhe në kor kanë thërritur “Serbi, Serbi”. Lojtarët e Kosovës refuzuan të vazhdonin lojën deri në momentin që baneri do të largohej nga stadiumi. Ndeshja u ndërpre për më shumë se 40 minuta, por në fund u vendos që të niste përsëri.

Por vazhdimi i ndeshjes nuk shkoi aspak mirë për dardanët. Vedat Muriqi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 42-të, duke u larguar me karton të kuq nga fusha e lojës. Kosova ka luajtur me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke rezistuar deri në minutat e fundit të takimit. Stancu zhbllokoi rezultatin në minutën e 83-të, ndërsa në të 93-tën Mihaila fiksoi shifrat përfundimtare në 2-0. Me këtë humbje, pozita e Kosovës në grup rëndohet ndjeshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online