VIDEO/ Kosova merr fitoren e parë në kualifikuese, 3 pikët i vijnë si dhuratë e bukur nga vetë kundërshtari

LIVE, Gjeorgji-Kosova 0-1 Khocholava 18′ autogol

Është mbyllur takimi i sotëm mes Gjeorgjisë dhe Kosovës. Dardanët kanë dalë me kokën lartë nga transferta në Batum, ku arrin të marrë edhe fitoren e parë në këto kualifikuese të Kampionatit Botëror Katar 2022. Përballja është mbyllur me shifrat minimale 0-1, ndërsa 3 pikët i vijnë si një dhuratë e bukur nga vetë Gjeorgjia.

Një harkim në zonë në minutën e 18 sjell golin e vetëm të këtij takimi, ku mbrojtësi gjeorgjian gabon dhe me kokë e dërgon topin në rrjetën e tij. Një gabim ky që në fund rezulton fatal dhe i jep mundësinë Kosovës të dalë triumfuese në përfundim të 90 minutave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online