“Nuk ka filluar ndeshja 1-0 për ata”, ish-lojtari shqiptar që ka luajtur në Poloni: Këtu kanë respekt për Shqipërië

Shqipëria luan pak minuta më vonë ndeshjen e parë për këtë muaj. Në orën 20:45 i pret një transfertë e vështirë me Poloninë, por asgjë nuk është e pamundur. Kështu e sheh edhe Enkelejd Dobi, një ish-lojtar që e njeh mirë futbollin polak, duke qenë se ka luajtur në karrierën e tij në këtë kampionat. Në një prononcim për mikrofonin e “Supersport” Dobi shprehet se Shqipëria i ka shanset për të dalë me rezultat pozitiv nga Varshava.

“Ndeshja nuk ka filluar 1-0 për Poloninë. Mendoj që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë. Por duhet një lojë perfekte. Po i le hapësirë Polinisë dihet që shpejtësia nuk i mungon, dihet që nuhajta Levandovskit nuk i mungon.

Mediat polake për Shqipërinë? Kanë respekt, sepse vete përfaqësuesja jonë e ka fituar respektin me atë që ka treguar në fushë. Ishim në Euro 2016, mbaroi një epokë dhe fillon një e re, mbrojtja është e gjitha në Serie A. Kjo të imponon respekt. E kam ndekur cdo ndeshje të Shqipërisë dhe them që janë të uritur”, ka thënë Enkelejd Dobi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online